Bashkëpunimi rajonal në fokus: Fondi për Sigurimin e Depozitave në takimin e Zagrebit

09.06.2026

Më 1 qershor 2026, në Zagreb u mbajt një takim rajonal kushtuar metodologjisë së llogaritjes së primit në bazë të rrezikut në sistemet e sigurimit të depozitave.

Në takim morën pjesë përfaqësues të institucioneve të sigurimit të depozitave nga rajoni, me qëllim shkëmbimin e përvojave, praktikave më të mira dhe qasjeve në zhvillimin dhe zbatimin e sistemeve për llogaritjen e primit në bazë të rrezikut.

Fondi për Sigurimin e Depozitave i Republikës së Maqedonisë së Veriut u përfaqësua nga Dr. Kralja Çesmagjiska, mr. Maja Ristovska dhe Katrina Demineva Koçovska.

Në kuadër të programit, Dr. Vinko Zllatiq mbajti një prezantim mbi metodologjinë e llogaritjes së primit të bazuar në rrezik që zbatohet në Republikën e Kroacisë, ku u paraqitën parimet

kryesore, kriteret dhe aspektet praktike të zbatimit të saj. Pas prezantimit u zhvillua një sesion pyetjesh dhe përgjigjesh, si dhe një diskutim ndërmjet pjesëmarrësve.

Përfaqësuesit e institucioneve nga rajoni prezantuan modelet e tyre kombëtare, përvojat nga zbatimi i tyre dhe sfidat me të cilat përballen gjatë procesit të implementimit.

Përvojat e shkëmbyera kontribuan për mirkuptim më të mirë të qasjeve të ndryshme dhe në forcimin e bashkëpunimit rajonal në fushën e sigurimit të depozitave.

Takimi u zhvillua në një atmosferë konstruktive dhe profesionale, ku u theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe shkëmbimit të njohurive ndërmjet institucioneve, me qëllim avancimin e mëtejshëm të sistemeve të sigurimit të depozitave dhe forcimin e stabilitetit financiar.

Слика
1
Слика
2
Слика
3
  • Комерцијална банка АД Скопје
  • НЛБ банка АД Скопје
  • ПроКредит банка АД Скопје
  • Стопанска банка АД Скопје
  • Универзална Инвестициона банка АД Скопје
  • Халк Банка АД Скопје
  • Централна Кооперативна банка АД Скопје
  • Шпаркасе Банка Македонија АД Скопје
  • ТТК банка АД Скопје
  • Силк Роуд Банка АД Скопје
  • Штедилница ФУЛМ ДОО Скопје
  • Штедилница Можности ДОО Скопје