Слика

Sot, më 18.9.2024, u zhvillua një takim midis ekipit të FinSAC nga Banka Botërore dhe ushtruesit të detyrës së drejtorit të Fondit për Sigurimin e Depozitave, z. Behar Emini. Gjatë takimit u diskutua për ndihmën që Banka Botërore po ofron në kuadër të projektit për mbështetje këshillimore "Ballkani Perëndimor: Forcimi i sigurisë, stabilitetit dhe qëndrueshmërisë së sistemeve financiare", përmes të cilit mbështetet forcimi i kornizës ligjore dhe kapacitetit institucional për sigurimin e depozitave në dy vitet e ardhshme.