Ku janë të siguruara depozitat?

fodsk

Ku janë të siguruara depozitat?

Depozitat janë të siguruara në Fondin për Sigurimin e Depoziave në vlerë deri më 30.000 euro në kundërvlerë me denarin.

Bankat, flijalet e bankave të huaja dhe kursimoret në Republikën e Maqedonisë së Veriut paguajn premi për sigurimin e depozitave të personave fizik në Fondin për Sigurimin e Depozitave  i cili është në pronësi të shtetit dhe është institucioni i vetëm  i tillë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Mjetet e Fondit formohen nga investimi themelor, pagesë e peremive për sigurimin e depozitave dhe të hyra nga plasmanet.

Mjetet me të cilat disponon, Fondi mund ti plasoj në:

  1. Letra me vlerë të lëshuara nga ana e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut  dhe Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut me datë arritje prej dymbëdhjetë mujash nga momenti i blerjes prej anës së Fondit ( në tekstin në vijim: letra me vlerë) dhe 
  2. Letra me vlerë borxh të lëshuara nga shtete të huaja, banka qëndrore ose institucione financiare ndërkombetare, të ranguara më së paku nga dy agjensi të pranuara ndërkombëtare për vlerësim të rezikut kreditor në njërën nga dy kategoritë më të lartë, në shumën e depozitave të siguruara në valutë të huaj.

Mjetet e Fondit mund të shfrytëzohen vetëm për kompenzimin e depozitave të siguruara dhe për mbulimin e 

Në rast se Fondit i mungojn mjete për pagesën e depozitave të siguruara, Fondi mjetet shtesë i siguron nëpërmjet:

  1. Pagesave shtesë nga ana e bankave, filialeve të bankave të huaja dhe shtëpive të kursimit, por më jo më tepër se  trefishi i shumës së premive;
  2. Huazim në vend dhe jasht
  3. Huazime nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Pagesat shtesë (1) bankat, filijalet e bankave të huaja dhe shtëpitë e kursimit janë të obliguara që mjete shtesë ti paguajnë në lloganinë e Fondit më së voni deri në tetë ditë nga dita e dorëzimit të përllogaritjes.

Në qoft se Fondit i mungojn mjete likuiditeti për pagimin e mjeteve të depozitave të siguruara të personave fizik, Ministria e Finiancave mundet të bëj blerjen përpara skadimit të afatit të letrave me vlerë të lëshuara nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë të cilat janë në pronësi të Fondit . Blerja bëhet pa thirrje publike.

  • Силк Роуд Банка АД Скопје
  • Комерцијална банка АД Скопје
  • НЛБ банка АД Скопје
  • ПроКредит банка АД Скопје
  • Стопанска банка АД Битола
  • Стопанска банка АД Скопје
  • Универзална Инвестициона банка АД Скопје
  • Халк Банка АД Скопје
  • Централна Кооперативна банка АД Скопје
  • Шпаркасе Банка Македонија АД Скопје
  • ТТК банка АД Скопје
  • Штедилница Можности ДОО Скопје
  • Штедилница ФУЛМ ДОО Скопје