Drejtori Behar Emini mori pjesë në takimin e Komitetit Evropian të European Forum of Deposit Insurers në Firence

23.04.2026

Fondi për Sigurimin e Depozitave informon se drejtori Behar Emini mori pjesë në takimin e Komitetit Evropian të European Forum of Deposit Insurers, i cili u mbajt më 22–23 prill 2026 në Firence, Itali.

Në ngjarjen dyditore u shqyrtuan tema kyçe që lidhen me avancimin e kornizës evropiane për menaxhimin e krizave bankare dhe sigurimin e depozitave (CMDI), përfshirë propozim-reformat e Komisionit Evropian, rolin e fondeve kombëtare në situata krize, si dhe koordinimin ndërmjet institucioneve brenda Unionit Bankar.

Në kuadër të agjendës, pjesëmarrësit diskutuan rezultatet e grupeve punuese të EFDI-së, ndër të cilat Unioni Bankar (BUWG) dhe grupi punues DGSD 3, si dhe çështje që lidhen me trajtimin e filiale nga vendet e treta, shkëmbimin dhe përpunimin e të dhënave, si dhe aktivitetet e ardhshme që lidhen me mekanizmat e “passporting”. Vëmendje e veçantë iu kushtua qasjes së re evropiane për menaxhimin e krizave, përmes prezantimeve dhe diskutimeve në panele me përfaqësues të institucioneve përkatëse evropiane.

Me pjesëmarrjen e tij aktive, drejtori Emini kontribuoi në shkëmbimin e përvojave dhe qëndrimeve me partnerët evropianë, ndërsa Fondi për Sigurimin e Depozitave vazhdon të forcojë rolin e tij dhe të harmonizojë praktikat me standardet evropiane në fushën e mbrojtjes së depozitave dhe stabilitetit financiar.

Слика
бехар фиренза 1
Слика
бехар фиренза 2
Слика
бехар фиренза 3

 

Слика
бехар фиренза 4
  • Силк Роуд Банка АД Скопје
  • Комерцијална банка АД Скопје
  • НЛБ банка АД Скопје
  • ПроКредит банка АД Скопје
  • Стопанска банка АД Битола
  • Стопанска банка АД Скопје
  • Универзална Инвестициона банка АД Скопје
  • Халк Банка АД Скопје
  • Централна Кооперативна банка АД Скопје
  • Шпаркасе Банка Македонија АД Скопје
  • ТТК банка АД Скопје
  • Штедилница Можности ДОО Скопје
  • Штедилница ФУЛМ ДОО Скопје