Fondi për Sigurimin e Depozitave mori pjesë në Asamblenë e 24 Vjetore International Association of Deposit Insurers (IADI). Fondi është anëtar i plotë i IADI dhe për herë të parë merr pjesë në punën e Komitetit Evropian të IADI, si dhe në grupin e vendeve që nuk janë pjesë e strukturave udhëheqëse të organizatës( Non‑Executive Council). Me pjesëmarrjen e tij, Fondi kontribuon në diskutimet që lidhen me zhvillimin e standardeve dhe praktikave globale në sigurimin e depozitave.
Fokusi kryesor i Asamblesë Vjetore ishte në Parimet Themelore të rishikuara të IADI për Sisteme Efektive të Sigurimit të Depozitave. Këto parime përfaqësojnë një standard global dhe ofrojnë udhëzime se si duhet të funksionojnë sistemet e sigurimit të depozitave në mënyrë që të mbrojnë depozituesit dhe të ruajnë stabilitetin financiar. IADI gjithashtu theksoi sfidat që rrjedhin nga dixhitalizimi, teknologjitë e reja financiare dhe nevojën që siguruesit e depozitave të përshtaten me modelet e reja bankare.
Transformimi dixhital u theksua si një nga faktorët kryesorë që ndikojnë në sigurimin e depozitave. Zhvillimi i shërbimeve dixhitale, parasë elektronike, monedhave dixhitale dhe proceseve të automatizuara bankare kërkon përshtatjen e sistemeve të mbrojtjes së depozituesve. FSD duhet të zhvillojë strategji për analizimin e këtyre teknologjive dhe ndikimin e tyre, si dhe të krijojë mekanizma të përshtatshëm për menaxhimin e rreziqeve të reja.
IADI theksoi edukimin publik dhe transparencën si pjesë thelbësore të një sistemi efikas të sigurimit të depozitave. Është thelbësore që depozituesit të kenë informacion të qartë dhe të saktë në lidhje me të drejtat e tyre, mbulimin, dëmshpërblimin dhe rolin e FSD.Fondi duhet të zhvillojë programe informacioni dhe edukimi drejtuar qytetarëve dhe institucioneve financiare.
Në takim u theksua nevoja që të gjithë anëtarët e IADI të kryejnë vetëvlerësim të plotë sipas modelit të ri zyrtar të IADI. Ky proces i lejon të gjitha fondeve të identifikojë pikat e forta, dobësitë dhe nevojat e tij për përmirësim. Për FSD, ky është një hap thelbësor në përgatitjen për pajtueshmëri me standardet ndërkombëtare dhe përmirësimin e proceseve të brendshme.
Core Principles i japin theks të veçant rolit të siguruesve të depozitave në proceset e ndërhyrjes së jashtëzakonshme mbi bankat . Sistemet e sigurimit të depozitave duhet të integrohen në kornizën kombëtare për memaxhimin e falimentimin mbi bankat, me procedura dhe koordinim të qartë midis trupatve mbikqyrës, organet për ndërhyrje të jashtëzakonshme mbi bankat. FSD duhet të rishikojë mekanizmat e tij për pagesë të shpejtë, efikase dhe transparente të kompensimit, si të zhvillojë kapacitete për të marrë pjesë në proceset e ndërhyrjes në kohë. Rekomandohet që të gjitha institucionet që janë pjesë e stabilitetit financiar të përfshihen në anketa, kërkime dhe analiza teknike të iniciuara nga IADI. Këto aktivitete sigurojnë krahasimin e praktikave midis vendeve, shkëmbimin e përvojave dhe zhvillimin e metodologjive të reja. Pjesëmarrja aktive e FSD në këto procese
Pjesëmarrja e Fondit të Sigurimit të Depozitave në Asamblenë e 24 Vjetore të IADI na dha mundësinë të njihemi me procesin e përgatitjes së standardeve të reja globale, ndryshimet teknologjike dhe nevojat për reforma institucionale. Hapat e ardhshëm duhet të përfshijnë punë sistematike mbi dixhitalizimin, edukimin publik, vetë-evaluim sipas parimeve themelore dhe rritjen e pjesëmarrjes në analiza dhe kërkime ndërkombëtare. Kjo do të mundësojë mbrojtje më të madhe të depozituesve dhe forcimin e stabilitetit financiar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Përgatiti:
Dr. Kralja Çesmagjiska













