Sot Fondi për Sigurimin e Depozitave dhe Fakulteti Ekonomik – Shkup nënshkruan një Memorandum bashkëpunimi! 🤝
📍 Shkup, 12.12.2025
Fondi për Sigurimin e Depozitave (FOD) dhe Fakulteti Ekonomik – Shkup pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” zyrtarisht nënshkruan Memorandum bashkëpunimi me qëllim forcimin e lidhjeve ndërmjet arsimit të lartë dhe praktikës në sektorin financiar.
Ky Memorandum parasheh:
✨ organizimin e ligjëratave profesionale dhe diskutimeve për studentët;
✨ trajnim praktik dhe angazhime vullnetare për studentët e fakultetit;
✨ realizimin e ngjarjeve edukative dhe promovuese për ngritjen e edukimit financiar;
✨ komunikim dhe koordinim të përbashkët në aktivitetet e ardhshme me interes të përbashkët.
📚 Me nënshkrimin e këtij memorandumi, të dy institucionet bashkojnë resurset akademike me njohuritë praktike nga sektori financiar, duke krijuar kushte të shkëlqyera
që studentët të përgatiten për sfidat e vërteta profesionale.
🤝 Ky partneritet do t’u mundësojë studentëve të Fakultetit Ekonomik – Shkup të përfitojnë përvoja të vlefshme, punë praktike dhe qasje të drejtpërdrejtë në funksionin dhe rolin e Fondit për Sigurimin e Depozitave dhe stabilitetin financiar.
👉 Me këtë, forcohet bashkëpunimi mes arsimit dhe sektorit financiar për përgatitjen e një gjenerate të re profesionistësh!













