
Në kuadër të “muajit të kursimeve” dhe në prag të Ditës Botërore të Kursimit, 31 tetor, më 18.10.2024, në hapësirat e Shoqatës së Bankave të Maqedonisë u mbajt takim i përbashkët me përfaqësues të lartë të anëtarëve të Fondit të Sigurimit të Depozitave dhe Shoqatën e Bankave të Maqedonisë, bankat dhe kursimoret.
Qëllimi i takimit ishte njoftimi me u.d drejtorin e ri të Fondit, z. Behar Emini, me përfaqësuesit e sektorit bankar në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe thellimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve.
Në takim u bisedua për bashkëpunimin në mes të Fondit për Sigurimin e Depozitave dhe Shoqatës së Bankave të Maqedonisë, aktivitetet aktuale të Fondit, si dhe perspektivat në funksionimin e institucionit.
Takimi u cilësua i suksesshëm, ku u ndanë mendime dhe propozime për bashkëpunim të përbashkët në të ardhmen.







