Komiteti i Marrëdhënieve me Publikun dhe Komunikim EFDI, Podgoricë, Mali i Zi

13.10.2025

Takimi i Komitetit të Marrëdhënieve me Publikun dhe Komunikimit (PRC) u mbajt më 9 dhe 10 tetor 2025 në Podgoricë, Mali i Zi, i organizuar nga Fondi i Mbrojtjes së Depozitave të Malit të Zi (FZD). Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të institucioneve anëtare të Forumit Evropian të Siguruesve të Depozitave (EFDI), përfshirë delegatë nga Luksemburgu, Maqedonia e Veriut, Polonia, Franca, Republika Çeke, Serbia, Greqia, Spanja, Gjermania, Holanda dhe Rumania.

Në takim u trajtuan disa tema, duke përfshirë:

• Metodat dhe mjetet e komunikimit

• Komunikimi në situata krize – rastet e pagesës së depozitave

• Modeli për llogaritjen e kostove të komunikimit në pagesën ndërkufitare të depozitave

• Rregullorja e BE-së: CMDI/DGSD3

• Azhurimi i aktivitetet të EFDI

• Hulumtim për (Call Centres Survey)

• Matjet e Ndërgjegjësimit Publik (PAM 2026)

• Rishikimi i Aktiviteteve të Anëtarëve  (Public Awareness Measurements – PAM 2026)

• PRC Road Map 2025–2026

Përfaqësuesit nga Maqedonia e Veriut morën pjesë aktive në diskutime, duke prezantuar përvoja dhe praktika në fushën e komunikimit me publikun dhe informimin e depozituesve. Kontributi i tyre u vlerësua shumë nga anëtarët e pranishëm të komitetit. Falë pjesëmarrjes aktive dhe shembujve të paraqitur të praktikave të suksesshme të komunikimit, përfaqësuesit nga Maqedonia e Veriut morën një ftesë për takimin e ardhshëm të Komitetit PRS për të mbajtur një prezantim të veçantë mbi matjen e ndërgjegjësimit publik dhe një prezantim të të gjitha aktiviteteve të komunikimit me publikun të zbatuara në Maqedoninë e Veriut

Në fund të takimit, u shqyrtua dhe u miratua korniza e punës për periudhën e ardhshme dyvjeçare, me përparësi përmirësimin e komunikimit me publikun dhe ndarjen e praktikave të mira midis anëtarëve: shkëmbim i vazhdueshëm informacioni midis anëtarëve të PRS, azhurim i rregullt i të dhënave të matjes së ndërgjegjësimit publik (RAM) dhe harmonizim i mëtejshëm i strategjive të komunikimit të fondeve me direktivat e reja të BE-së. Takimi i ardhshëm i Komitetit të PRS do të mbahet në vitin 2026, në një vend që do të përcaktohet më vonë.

Слика
Podgorica 4
Слика
Podgorica 2

 

Слика
Podgorica 3
Слика
Podgorica 1
  • Силк Роуд Банка АД Скопје
  • Комерцијална банка АД Скопје
  • НЛБ банка АД Скопје
  • ПроКредит банка АД Скопје
  • Стопанска банка АД Битола
  • Стопанска банка АД Скопје
  • Универзална Инвестициона банка АД Скопје
  • Халк Банка АД Скопје
  • Централна Кооперативна банка АД Скопје
  • Шпаркасе Банка Македонија АД Скопје
  • ТТК банка АД Скопје
  • Штедилница Можности ДОО Скопје
  • Штедилница ФУЛМ ДОО Скопје