Kush është i siguruar?
Të siguruara janë depozitat e personave fizik vendas dhe të huaj, të cilat janë të deponuara në banka, filijale të bankave të huaja dhe shtëpitë e kursimit në Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Depozita të siguruara janë ata të cilat janë të deponuara në banka dhe kursimore të cilat kanë miratim. për mbëledhjen e depozitave nga ana e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kusht i vetëm është që personi fizik të identifikohet në pajtim me Rregulloren për mënyrën dhe procedurën e kompenzimit të depozitorëve në rast të ngjarjes së rrezikshme.
Personat fizik depozitues kanë për obligim që në mënyrë të rregullt të bëjn azhurimin e të dhënave personale në bankë, filijale të bankës së huaj ose shtëpitë e kursimit.
Cilat banka/filiale të bankave të huaja/shtëpi kursimesh i sigurojn depozitat?
Të gjitha bankat, filialet e bankave të huaja dhe shtëpitë e kursimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë anëtare të Fondit për Sigurimin e Depozitave dhe kanë për obligim të paguajn premi për sigurimin e depozitave të personave fizik.
Në vende të dukshme në sportelet e bankave dhe shtëpive të kursimit ka të vendosur njoftim me informacione deri tek kursyesit se depozitat e personave fizik në atë bankë ose kursimore janë të siguruara në Fondin për Sigurimin e Depozitave.