Organe drejtuese

FODSK

ORGANET E FONDIT

Organe të Fondit janë Bordi drejtues dhe drejtori

Drejtor Amir Shabani
e-mail amirs@fodsk.org.mk

Biografi e shkurtër e drejtorit

Është lindur në Gjakovë, Republika e Kosovës më 17.01.1984.   shkollën fillore e ka kryer në vendin e lindjes, ndërsa të mesmen në Kumanovë. Në vitin 2009 ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Univerzitetit të Evropës Juglindore në Tetovë. Pas diplomimit deri në vitin 2011 punoi si Udhëheqes i administratës të studimeve të disperzuara të Univerzitetit shtetëror të  Tetovës në Kumanovë.  Prej muajit maj të vitit 2015 deri në mars të vitit 2016, ka punuar në komunën e Kumanovës si inspektor për strehim. Nga muaji prill 2016 deri në maj të 2017 ka qenë këshilltar special për çështje evrojane në kabinetin e Zëvendës Kryetarit  të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.  Prej nëntorit të vitit 2017, këshilltar  për çështje juridike në kabinentin e Zv/ministrit të arsimit dhe shkencës, ndërsa prej qershorit të vitit 2018 këshilltar special në kabinetin e ministrit të arsimit dhe shkencës. Në tetor të vitit 2020 është emruar ushtrues detyre, drejtor i Fondit për Sigurimin e Depozitave.

Bordi drejtues

Këshilli drejtues është i përbër nga pesë anëtar të emruar nga Qeveria e Republikës Maqedonisë së Veriut  dhe atë tre me propozim të ministrit të financave, një me propozim të guvernatorit të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe një me propzim të Asociacionit Bankar Maqedonas i cili duhet të jetë nga radhët e personave profesional nga lëmija bankare dhe ajo e financave por që  i njejti nuk guxon të jetë anëtar i organi drejtues ose i punësuar në bankë, filijale të bankës së huaj ose kursimore.

Aktivitetet e Fondit kryhen në departamentet vijuese:

  • Njësia për administratë, kryen detyra që kanë të bëjnë me rregullimin normativo-juridik të punës së Fondit në pajtim me legjistlacionin, administrimin me burimet njerëzore, evidencë të konabilitetit dhe raporteve financiare, organizimin e furnizmeve publike dhe mbajtjen e evidencave për procedurat e furizimeve publike, drejtimin e arkivit, ekspeditë dhe shërbim të njësive të tjera dhe të punësuarëve, mirëmbajtjen dhe sigurimin e hapsirave dhe atëmosferës për punë.
  • Njësija për kompenzimin e depozitorëve, mardhënie ndërkombëtare, mardhënie me publikun dhe TIK, kryen punë që lidhen me analizën dhe gjendjen e depozitave tek anëtaret e Fondit, pagesën e depozitave të siguruara  dhe obligimeve të tjera të Fondit, analizë të raporteve për arsye të pagesës së premive dhe projektimin e pagesave, përgatitje dhe menaxhim me data bazat të poseduesëve të depozitave të siguruara, administrim i tekniës informatiko-komunikuese, teknologjisë, programeve softverike, komunikimit dhe zbatimin e aktiviteteve të cilat rrejdhin nga bashkëpunimi me institucionet vendase dhe ndërkombëtare.
  • Njësia për investime, kryen punë që kanë të bëjnë me kontrollën e përllogaritjes së premive, aplikimin e e politikës investuese, kordinimin e  Këshillit për investime, mirëmbajtje të likuiditetit të Fondit në përputhje me legjistlacionin, mirëmbajtje të standardit ISO, përgatitjen e analizave dhe raporteve për portofolin investues të Fondit, vlerësimin e rreziqeve dhe propozimin për blerjen e letrave me vlerë dhe bonove të thesarit.
  • Силк Роуд Банка АД Скопје
  • Комерцијална банка АД Скопје
  • НЛБ банка АД Скопје
  • ПроКредит банка АД Скопје
  • Стопанска банка АД Битола
  • Стопанска банка АД Скопје
  • Универзална Инвестициона банка АД Скопје
  • Халк Банка АД Скопје
  • Централна Кооперативна банка АД Скопје
  • Шпаркасе Банка Македонија АД Скопје
  • ТТК банка АД Скопје
  • Штедилница Можности ДОО Скопје
  • Штедилница ФУЛМ ДОО Скопје