Pyetje dhe përgjigje

FODSK

Çfar ndodh me mjetet, në rast likuidimi të bankës ose shtëpisë së kursimit, në llogarinë e deponentit nëse ka më tepër mjete se sa limiti prej 30.000 euro? A janë të humbura përgjithmon ose paguhet por jo në tërsi?

Pagesa e depozitorëve deri në limitin e parapar ligjor prej 30.000 eurosh është për depozitor në një bankë. Në rastin kur depozit e kalon limitin e paraparë ligjor (deri në këtë moment 30.000eu në kundërvlerë me denarin), atëher mjetet e mbetura mbi limitin e kompenzimit të deponentit (kursyesi) i kërkon   ato nga pasuria e likuidimit ose falimentimit të bankës ose kursimores.Fondi për Sigurimin e Depozitave garanton vetëm për limitin e paraparë ligjor për kompenzim. 

 

Të nderuar, kam një pyetje deri tek ju. A do të mund të më udhëzonit për informata më të detajuara të cilat kanë të bëjnë me depozita të komintetëve, në rastin tim për babain tim të vdekur, në banka te cilat tani me nuk ekzistojn gjegjësisht janë të shuara si rezultat i likuidimit. Më detajisht më intereson për ish bankën ,,Jugobanka,, gjegjësisht ,, Banka për tregëti të jashtëme sh.a. Shkup,, dhe ish bankën ,, Lublanska bankë,, gjegjësisht ,,Banka Maqedonase,, sh.a. Shkup. Me respekt Goran Gligorievski 

Të nderuar, Duam të ju informojm se Fondi për Sigurimin e Depozitave bënë kompenzimin e depozitorëve në rastin tuaj vetem për Bankën Maqedonase SHA Shkup në likuidim. Në rast se keni librezë ose llogari transakcionale të asaj banke, atëhere me Vendim për Trashëgimi, dokument personal për identifikim dhe dokument prej Bankës Maqedonase SHA Shkup (librezë) në likuidim duhet të shkoni në zyrën e bankës dhe të kontrolloni a ka të dhëna për babain tuaj dhe nëse ka të kërkoni Vërtetim për kompenzim që të mund të realizoni të drejtën tuaj të kompenzimit në Fondin për Sigurimin e Depozitave.

Për informaimin tuaj, për kursim të vjetër devizor dhe deviza të robëruara, si dhe pagesa dhe normat në bazë të saj, shteti ynë servisi i pagesave përskaj bankës Maqedonase (tani në likuidim)  ja ka dhënë NLB bankës SHA Shkup dhe Komerciallna bankës SHA Shkup ( banka të shëndosha të cilat punojnë). Për këtë arsye është mirë të bëni kotrollë nëpër të gjitha bankat.

  • Силк Роуд Банка АД Скопје
  • Комерцијална банка АД Скопје
  • НЛБ банка АД Скопје
  • ПроКредит банка АД Скопје
  • Стопанска банка АД Битола
  • Стопанска банка АД Скопје
  • Универзална Инвестициона банка АД Скопје
  • Халк Банка АД Скопје
  • Централна Кооперативна банка АД Скопје
  • Шпаркасе Банка Македонија АД Скопје
  • ТТК банка АД Скопје
  • Штедилница Можности ДОО Скопје
  • Штедилница ФУЛМ ДОО Скопје