Fondi i Sigurimit të Depozitave e njofton publikun se më 15 shtator 2021 u bë një vit që nga fillimi i pagesës së dëmshpërblimit të deponentëve – persona fizikë me të drejtë dëmshpërblimi nga “Eurostandard Banka” SHA Shkup në falimentim. Gjatë këtij viti, janë paguar saktësisht 89,56% nga shuma e përgjithshme e përllogaritur e dëmshpërblimit ose gjithsej 12.228 deponentë.
Shuma e përgjithshme e dëmshpërblimit të përllogaritur është 4.179.607.269 denarë (68 milionë euro). Numri i përgjithshëm i deponentëve – persona fizikë me të drejtë dëmshpërblimi 137.111 deponentë.
Shuma e përgjithshme e dëmshpërblimit të paguar përfundimisht me 30 shtator 2021 është 3.743.319.505 denarë (60 milionë euro).
Në kategorinë e deponentëve me vlerë depozitimi prej 1.200.000 deri 1.850.889 denarë (deri në pragun e dëmshpërblimit të përcaktuar me ligj) janë paguar 1.286 deponentë në shumë të përgjithshme prej 2.185.153.233 denarë (35 milionë euro) ose 97,83% e deponentëve që i përkasin kësaj kategorie.
Përqindja më e madhe (99,76%) e deponentëve që nuk janë paguar, i përkasin kategorisë – deponentë me depozita deri 100 denarë. Në këtë kategori bëjnë pjesë 69.598 deponentë (ose 50% nga numri i përgjithshëm i deponentëve me të drejtë dëmshpërblimi).
Pagesa e dëmshpërblimit të deponentëve - persona fizikë me të drejtë dëmshpërblimi nga “Eurostandard Banka” SHA Shkup në falimentim, zhvillohet pa pengesa përmes katër bankave paguese: Komercijallna Banka SHA Shkup, Stopanska Banka SHA Shkup, NLB Banka SHA Shkup dhe Hallkbank SHA Shkup. Pagesa përmes bankave paguese zhvillohet në këtë mënyrë:
Deponentët, MBIEMRI i të cilëve fillon me shkronjat A, B, V, G dhe D paguhen në ekspoziturat e “Komercijallna Banka” SHA Shkup në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Deponentët, MBIEMRI i të cilëve fillon me shkronjat GJ, E, ZH, Z, X, I J, K, LL dhe L paguhen në ekspoziturat e “NLB Banka” SHA Shkup në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Deponentët, MBIEMRI i të cilëve fillon me shkronjat M, N, NJ, O, P dhe R paguhen në ekspoziturat e “Stopanska Banka” SHA Shkup në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Deponentët, MBIEMRI i të cilëve fillon me shkronjat S, T, Q, U, F, H, C, Ç, XH dhe SH paguhen në ekspoziturat e “Hallkbank” SHA Shkup në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Pagesa përmes bankave paguese do të bëhet deri më 15 shtator 2023. Pas këtij afati, pagesa do të vazhdojë të realizohet përmes Fondit të Sigurimit të Depozitave.
Përmes Fondit të Sigurimit të Depozitave realizohet edhe pagesa e dëmshpërblimit të deponentëve të ndjerë, në përputhje me aktvendimet trashëguese.
Fondi i Sigurimit të Depozitave