![kombo logo](/sites/default/files/styles/large/public/2022-02/combined_gold-1.jpg?itok=7Lx2ItSd)
![sredba bankari 1](/sites/default/files/styles/large/public/2023-03/slika-2.jpg?itok=lxkml2jp)
Më datë 14.03.2023, në hapsirat e Fondit të Sigurimit të Depozitave, me iniciativë të drejtorit të Fondit, Z. Amir Shabani, për herë të parë pas 23 vitesh ekzistencë të Fondit, u zhvillua takim i përbashkët me përfaqësues të lartë të të gjithë anëtarëve të Fondit dhe Shoqatës së Bankave të Maqedonisë, bankave dhe kursimoreve, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve.
Në takim u bisedua për bashkëpunimin në mes të Fondit për Sigurimin e Depozitave dhe Shoqatës së Bankave të Maqedonisë, ku janë anëtare të gjitha bankat dhe kursimoret e sektorit bankar maqedonas në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Me kënaqësi u pranua ideja që këto takime të shndërrohen traditë dhe mënyrë për të shkëmbyer mendime, përvoja dhe propozime për projekte të përbashkëta bashkëpunimi në të ardhmen.
![sredba bankari 2](/sites/default/files/styles/large/public/2023-03/slika-nastan-banki-1.jpg?itok=O2zSo2R8)