KOMITETI I BE-së 29-30 PRILL 2025, OSLO

20.05.2025

Nga data 29 deri më 30 prill 2025, Fondi Norvegjez i Sigurimit të Depozitave (Norwegian DGS/ Bankenes Sikringsfond) ishte nikoqir në takimin dy-ditor të Komitetit të BE-së të Forumit Evropian të Siguruesve të Depozitave (EFDI), i cili u zhvillua në Oslo të Norvegjisë.

Fondi i Sigurimit të Depozitave, me përfaqësuesit e tij, mori pjesë në këtë aktivitet të rëndësishëm.

Eventi u hap nga Stig Helberg, Drejtor Ekzekutiv i Fondit Norvegjez të Sigurimit të Depozitave.

Në këtë aktivitet u prezantuan aktivitete mbi bashkëpunimin ndërkufitar, mbrojtjen e të dhënave, menaxhimin e krizave bankare, si dhe u ndanë përvoja praktike nga shtetet anëtare të BE-së. Gjatë këtij takimi, u zhvilluan diskutime dhe u ngritën çështje që duhen diskutuar në takimet e ardhshme të grupit të punës.

Ky aktivitet përfaqësoi një mundësi të shkëlqyer për shkëmbim profesional të përvojave, si dhe për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar midis Fondit të Sigurimit të Depozitave dhe institucioneve të ngjashme në të gjithë Evropën.

Слика
1
Слика
2
Слика
3
Слика
4
  • Силк Роуд Банка АД Скопје
  • Комерцијална банка АД Скопје
  • НЛБ банка АД Скопје
  • ПроКредит банка АД Скопје
  • Стопанска банка АД Битола
  • Стопанска банка АД Скопје
  • Универзална Инвестициона банка АД Скопје
  • Халк Банка АД Скопје
  • Централна Кооперативна банка АД Скопје
  • Шпаркасе Банка Македонија АД Скопје
  • ТТК банка АД Скопје
  • Штедилница Можности ДОО Скопје
  • Штедилница ФУЛМ ДОО Скопје