
Delegacioni nga Fondi për Sigurimin e Depozitave të Republikës së Maqedonisë së Veriut pati kënaqësinë të merrte pjesë në Mbledhjen e përgjithshme vjetore dhe konferencat ndërkombëtare EFDI2025 Annual General Meeting & International Conferences,, të cilat u zhvilluan nga 3 deri më 6 qershor në Madrid, Spanjë.
Kishim nderin që ishim pjesë e kësaj platforme të rëndësishme evropiane dhe që përfaqësonim Maqedoninë me një kontribut aktiv dhe konstruktiv.
Në kuadër të asamblesë vjetore dhe konferencës ndërkombëtare me titull "Themele të Forta për ardhmëri të sigurt: Forcimi i Stabilitetit Financiar"
Në kuadër të takimeve të grupeve të punës në EFDI, delegacioni ynë, si një nga pjesëmarrësit më aktivë, ishte pjesë e takimit të Komitetit për marrëdhënie me publikun ku u dakorduan udhëzimet për aktivitetet në të cilat do të përqendrohemi vitin e ardhshëm, të cilat janë rezultatet e anketave të opinionit publik, prova se si aktivitetet promovuese ndikojnë në ndërtimin e besimit publik, shembuj dhe përvoja nga praktika, etj.
Në asamblenë vjetore të EFDI-së, u zgjodh Këshilli i ri drejtues me një mandat prej pesë vitesh.
Në Konferencën Ndërkombëtare me titull “Themele të forta për ardhmëri të Sigurt: Forcimi i Stabilitetit Financiar” morën pjesë dhe u prezantuan emra të rëndësishëm nga sfera e sistemeve financiare dhe bankare, përfaqësues të bankave qendrore, profesorë univerzitar dhe profesionistë të lartë në fushën e sigurimit të depozitave.
Ne kthehemi me njohuri konkrete, partneritete të reja dhe frymëzim për hapat e mëtejshëm në punën tonë.
#EFDI2025 #Fondi për Sigurimin e Depozitave #FinancialStability



















