Gjatë periudhës 27–28 maj 2026, në Vjenë, Republika e Austrisë, përfaqësueset e Fondit të Sigurimit të Depozitave – Maja Ristovska, Leonora Ajdari dhe Sanja Stojkovska – morën pjesë në konferencën “Balancing Regulatory Simplification with Financial Stability Challenges”, të organizuar në kuadër të programit FinSAC.
Në konferencë u shqyrtuan sfidat aktuale që lidhen me thjeshtimin ekërkesave rregullatore financiare dhe ruajtjen e stabilitetit financiar, si dhe ndikimi i ndryshimeve rregullatore mbi praktikat mbikëqyrëse dhe sektorin bankar.
Gjithashtu, u prezantuan qasje për identifikimin e hershëm të rrezikut kreditor dhe kredive jofunksionale, si dhe praktika rregullatore që lidhen me rreziqet e kripto-aseteve dhe digjitalizimin e shërbimeve financiare.
Njohuritë dhe përvojat e fituara do të kontribuojnë në avancimin e proceseve të punës dhe zbatimin e praktikave të mira ndërkombëtare në kryerjen e detyrave të punës.













