NJOFTIM PËR SHTYP(MEDIUME) 4.2.2022

04.02.2022

Fondi për Sigurimin e Depozitave në Republikën e Maqedonisë së Veriut në të gjithë procedurën e falimentimit të Eurostandard Bankës,  ka luajtu rolin më të rendësishëm, që është pagesa e kompenzimit të depozitorëve – persona fizik të Eurostandard Bankës. 

Që nga data 15.09.2020 kur filloi pagesa e kompenzimit të depozitorëve të Eurostandard Bank-ës deri më sot ka paguar 90,5% nga përllogaritja e përgjithshëme për kompenzim. Përveç asaj që pagesa vazhdon të realizohet nëpërmjet 4 bankave paguese, Fondi punon edhe në pagesën e trashëgimtarëve të depozitorëve të cilët kanë ndërruar jetë. Deri më tani janë proceduar mbi 300 raste të pagesës së tashëgimtarëve.

Fondi për Sigurimin e Depozitave ka statusin e kredituesit në pasurinë e falimentimit të Eurostandard Bankës. Për pagesë të kompenzimit të depozitorëve me të drejtë kompenzimi, Fondi ndau gjithsej 4,2 milijardë denar ose 68 milion euro.

 Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut më datë 25.05.2021, solli Vendim me të cilin  u shfuqizua neni 163 paragrafi 3  i Ligjit për banka. Me këtë Vendim, Fondi për Sigurimin e Depozitave e humbi të drejtën e pagesës prioritare të kërkesës së tij nga pasurija e falimentimit të bankës ose kurismores tek e cila është hapur procedurë falimentimi ose likuidimi.

Në vazhdimësi të këti procesi, më 7 korrik të viti 2021, Gjykata Kushtetuese e  Republikës së Maqedonisë së Veriut , solli Aktvednim  për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë  së nenit 17 të Statutit të Fondit për Sigurimin e Depozitave  dhe Fondi për Sigurimin e Depozitave mbetet në cilësinë e kredituesit ashtu si edhe kreditusët e tjerë,  gjegjësisht nuk është kontestuese se Fondi është në cilësinë e barabartë me kredituesët e tjerë në procedurën falimentuese ose likuiduese të bankës ose kursimores.

Gjithashtu, si kreditues, ndërsa në pajtim me nenin 116 paragrafi (2) i Ligjit për falimentim, kërkesat e kredituesëve falimentues të Eurostandard Bankës  të rendit të njejtë pagues(arkëtues) do të shlyhen në proporcion(përpjestim) me madhësinë e arkëtimeve.

Në sistemin tonë për sigurim të depozitave pragu i kompenzimit paraqet 30,000 euro në kundërvlerë me denarin të përllogaritura sipas kursit të mesëm të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në ditën  e sjelljes së Aktvendimit përfundimtar për marrjen e lejes së bankës, filiales së bankës së huaj ose kursimores në të cilën ka ndodhur rast i rrezikut.  Në pajtim me direktivën 2014/49 EU pragu i kompenzimit në vendet e EU paraqet 100.000 euro dhe ky kompenzim  ka të bëj me depozitat e popullatës (personave fizik), si dhe depozitat e personave juridik.

Në Fond sigurohen depozitat e presonave fizik vendas dhe të huaj ( depozitat e popullatës) të cilat janë depozituar nëpër banka, filiale të bankave të huaja dhe kursimoreve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në rast të kompenzimit nga ana e Fondit, depozitat e veçanta të një personi në një bankë, filiale të bankës së huaj ose kursimore llogariten si jë depozit i vetëm.

Çdo shtet jasht EU-së, pragun e kompenzimit e adapton sipas mundësive ekonomike të shoqërisë.

Në rajon, pragu i kompenzimit të depozitave paraqet:

1. Shqipëria – 20.000 еuro

2. Коsova – 5.000 еuro

3. Mali i Zi – 100.000 еuro (deri në vitin 2019 gjatë pagesës së fundit ishte 50.000 еuro, tani janë adaptuar me Direktivën)

4. Sërbija – 50.000 еuro

5. Bosnja dhe Hercegovina – 25.000 еuro

Fondi për Sigurimin e Depozitave  nga anëtaret e veta paguan normë prej 0,25% në nivel vjetor nga  depozitave të përgjithshëme të popullatës. Në pajtim me Ligjin për FSD kjo normë mund të paraqesë më së shumti 0,7% në vit të depozitave të përgjithshëme të secilës bankë, filjale të bankës së huaj ose kursimoreve.

Në Maqedoni sigurimi i depozitave paguhet me normë të njetë për të gjitha anëtaret. Depozitat e përgjithshëme të popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut më 31.12.2021 paraqitnin 4,8 milijardë euro, sipas këti vëllimi(sasie)përllogaritet edhe niveli i mbulimit të Fondit.

Për shembull në Shqipëri paguhet premi prej 0,125%  ndërsa në Kosovë prej 0,45 deri në 1,5% varsisht nga rreziku të cilin e bartin(bankat).

Në pajtim me Direktivën e EU-së, norma e premisë përllogaritet në pajtim me rrezikun që bartë çdo anëtare dhe në pajtim me nevojat për të arritur një vëllim(sasi) të caktuar të fondit për siguri.

Në EU nuk ka shkallë sipas të cilës vendoset norma e premisë dhe më së shpeshti përllogaritet në bazë të rrezikut.

Në pajtim me Ligjin për FSD niveli i mbulimit të Fondit , gjegjësisht mjetet financiare të Fondit paraqesin më së paku 4% të depozitave të përgjithshëme të popullatës në banka, filiale të bankave të huaja dhe kursimore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Tek më shumë vende të EU-së, në pajtim me Direktivën e EU-së, mbulimi minimal duhet të paraqesi më së paku 0,8% nga depozitat e siguruara( persona fizik dhe juridik) të anëtareve të veta ose të sigurohet fond me të cilin në mënyrë proporcionale do të mund të mbulohen rreziqet potenciale. Nëse ai fond është i pamjaftueshëm, në mënyrë urgjente bëhet mbushja e fondit për kompenzim nga burime të tjera.

Çdo sistem ka karakteristikat e veta dhe harmonizohet me EU-në aq sa mundet.

Në rajon psh:  Shqipëria ka  nivel mbulitmi -5,83%, Kosovë kanë për qëllim të arrin deri më 9% Mali i Zi ka për qëllim të arri 10%, pastaj të mos paguhet deri kur të arri deri në 6%. Nuk guxojn të shkojn më posht se 6%.

 Fondi për Sigurimine  Depozitave është stabil dhe i përgatitur që në mënyrë të shpejtë dhe në kohë të realizoj obligimet e veta ndaj qytetarëve – depozitorëve të anëtareve tona, bankave dhe kursimoreve në RMV. Efikasiteti ynë është treguar shumë herë deri më tani. Që nga formimi në vitin 1997 e deri më sot janë paguar 90% të obligimeve të përgjithshëme për kompenzim të depozitorëve gjatë të gjithë rasteve të rrezikut.

Mbetemi konsistent në qëllimin tonë kryesor, mbrojtja e depozitave të qytetarëve, pagesë e shpejtë, ndërtim dhe ruajtje të besimit të sistemit financiar.

                                                                                                      FONDI PËR SIGURIMIN E DEPOZITAVE

  • Силк Роуд Банка АД Скопје
  • Комерцијална банка АД Скопје
  • НЛБ банка АД Скопје
  • ПроКредит банка АД Скопје
  • Стопанска банка АД Битола
  • Стопанска банка АД Скопје
  • Универзална Инвестициона банка АД Скопје
  • Халк Банка АД Скопје
  • Централна Кооперативна банка АД Скопје
  • Шпаркасе Банка Македонија АД Скопје
  • ТТК банка АД Скопје
  • Штедилница Можности ДОО Скопје
  • Штедилница ФУЛМ ДОО Скопје