Fondi për Sigurimin e Depozitave, i përfaqësuar nga drejtori Behar Emini, nënshkroi sot një Memorandum të rëndësishëm Bashkëpunimi me Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, të përfaqësuar nga rektorja prof. dr. Biljana Angelova. Kjo marrëveshje shpreh angazhimin tonë për mbështetje dhe zhvillim të studentëve, duke lidhur teorinë akademike me praktikën profesionale.
Përmes këtij bashkëpunimi, Fondi do të organizojë leksione profesionale, praktika dhe angazhime vullnetarizmi për studentët, duke i ndihmuar ata të njihen nga afër me industrinë financiare. Ne jemi të përkushtuar të mbështesim të rinjtë dhe t’i përgatisim ata për sfidat profesionale të së ardhmes.
Ky është një hap i rëndësishëm për të ndihmuar në krijimin e lidhjeve më të forta mes arsimit dhe institucioneve financiare për të mirën e brezave të rinj.