Dita botërore e kursimit 31 Tetori

31.10.2020

U shënua dita botërore e kursimit

Asociacioni Bankar Maqedonas në bashkëpunim me Fondin për Sigurimin e Depozitave sot organizoi ceremoni virtuale me rastin e Ditës botërore të kursimit 31 tetori.

Në e-ngjarjen u kyqën ministri i Financave Fatmir Besimi, guvernatorja e Bankës Popullore, Antia Angellovska-Bezhovska, u.d drejtori i Fondit, Amir Shabani, përfaqësues të institucioneve financiare, anëtaret e Asociacionit Bankar Maqedonas dhe zyrëtarët e tyre më të mirë për vitin 2020.

Kryetarja e Asociacionit Bankar Maqedonas, d-r Maja Stevkova Shterieva, duke i përshëndetur dhe uruar  festën të pranishmive, theksoi:

Rritja e depozitave tregon për besimin të cilin e kanë bankat tek popullata. Pikërisht nga këtu del edhe obligimi i bankave që të kujdesen për sigurimin e kursimeve depozitare, për sigurimin e depozitave të klientëve të vetë. Pjesa më e madhe e burimeve të financimit të bankave në vendin ton janë depozitat. Për atë shumë me rëndësi është sigurimi i tyre. Vlerësimi i drejtë dhe i balancuar i rreziqeve në lidhje  me kreditimin duhet të jetë në funkcion të të gjithë palëve të interesuara dhe atë si i depozitorëve, ashtu edhe huamarrësive dhe akcionerëve. 

Duke shënuar tendencat specifike ekonomike në vend në kusht pandemie ministri i Financave, d-r Fatmir Besimi theksoi:

Edhe në kushte të këtilla të jashtëzakonshme, të dhënat tregojn rritje vjetore të depozitave të qytetarëve dhe të kompanive. Deri në shtator depozitat e përgjithshme të qytetarëve përbëjnë 278 miliardë denar, që paraqet rritje vjetore prej 6,1%, ndërsa depozitat e përgjithshme të kompanive paraqesin112,5 miliarë denar dhe shënojn rritje prej 8%. Kursimi në denar është më i madh nga ai në devizë, kështu që pjesmarrja  e depozitave të përgjithshme në denar, deri më 30.09.2020 paraqet 52,3%. Ky është një sinjal i mirë se besim në sistemin bankar është në nivel për t’u pasur zili.  Lëvizja pozitive tek kursyesit është e ndjekur edhe me rritjen e kreditimit.Huadhënia për qytetarët dhe kompanitë shënon rritje prej 7,3%. Me çka huadhënia e popullatës shënon rritje prej 9,5%, ndërsa sektori i korporatave 5,2%. Të dhënat tregojn se edhe në kohë të sifidave të rëndësishme, besimi i qytetarëve maqedonas në sistemin  financiar vendas është ruajt në nivel të lartë. Ky është si rezultat i përcaktuar i stabilitetit financiar dhe makroekonomik, stabilitetit të kursit devizor, regullativë e mirë dizajnuar dhe sjellje e maturë e bankave.

Guvernatorja e Bankës Popullore, d-r Anita Angelovska- Bezhovska, në paraqitjen e saj, ndër të tjera ju referua dinamikës së normës së kursimit vendas në rajon në dhjetë vitet e fundit, duke e theksuar trendin e vazhdueshëm të rritjes.  Ajo theksoi se ndryshimet e këtilla janë të pranishme edhe tek ne, me çka vitin e kaluar, norma e kursimit vendas arriti 20,2% të PMB, që është përmirësimi më i madh në kuadër të vendeve të Balkanit Perendimor krahasuar me periudhën e krizës globale ekonomike, dhe është më afër mesatares së vendeve të zhvilluara, duke e pasur parasysh se rritja në eurozonë ishte 25,2%.

Ky potencial, do të thot akumulim shtesë i financimit dhe orjentimin i tij kah projekte dhe investime mund të jetë mbështetje e rëndësishme për strukturat e domosdoshme dhe adaptimi i sektorit real në këtë ,,normalitet të ri,,.

– tha guvernatorja Angjelevska-Bezhovska

 

 U.d. drejtori i Fondit për Sigurimin e Depozitave, Amir Shabani deklaroi se Fondi për Sigurimin e Depozitave vazhdon të punoj në pajtim me dy principet me të cilin funkcionojn të gjitha sistemet e garantimit të depozitave, dhe ata janë: mbrojtja dhe sigurimi i depozitave bankare dhe kompenzimi në afat sa më të shkurtër kohor. 

Edhe këtë vit, 36 nëpunës nga 14 banka, 2 shtëpi kursimi, shtëpi kliringu KIBS dhe Biroja e Maqedonase e Kreditimit morrën mirënjohje për punën e tyre, shpërblime për punën e tyre të vlefshme e cila rrejdh nga vlersimet e bashkëpunëtorëve të tyre të drejtëpërdrejtë.

Dita botërore e kursimit është themeluar më 31 tetor 1924 në Milano, në kongresin e parë ndërkombëtar të kursimoreve në të cilin kanë marr pjesë përfaqësues nga 29 vende. 

Në vendin tonë tradicionalisht kjo ditë u shënua në vitin 1999.

 

PËRMBAJTJE TË NGJASHME

  • Силк Роуд Банка АД Скопје
  • Комерцијална банка АД Скопје
  • НЛБ банка АД Скопје
  • ПроКредит банка АД Скопје
  • Стопанска банка АД Битола
  • Стопанска банка АД Скопје
  • Универзална Инвестициона банка АД Скопје
  • Халк Банка АД Скопје
  • Централна Кооперативна банка АД Скопје
  • Шпаркасе Банка Македонија АД Скопје
  • ТТК банка АД Скопје
  • Штедилница Можности ДОО Скопје
  • Штедилница ФУЛМ ДОО Скопје