Njoftim për fillim e pagesës së deponentëve me të drejtë kompenzimi të Eurostandard Bankë SHA në falimentim

15.09.2020

NJOFTIM

Deri tek depozitorët e,, Eurostandard bankës,, SHA Shkup në falimentim me të drejtë kompenzimi

 

I informojm personat fizik – deponent në ,, Eurostandard bankë,, SHA Shkup në falimentim dhe opinjonin se më datë 15.09.2020 , e martë do të filloj pagesa e kompenzimit të vlerës së tyre të siguruar deri në 1.850.889 denar.

Pagesa do të bëhet nëpërmjet katër bankave dhe atë në mënyrën si vijon:

Deponentët MBIEMRI i të cilëve fillon me shkronjat (sipas alfabetit cirilik) А, Б, В, Г dhe Д do të paguhen në gjitha ekspoziturat e BANKËS ,,KOMERCIJALE,, sh.a. Shkup në tërë teritorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Deponentët MBIEMRI i të cilëve fillon me shkronjat (sipas alfabetit cirilik) Ѓ, Е, Ж, З, Ѕ, И, Ј, К, Л dhe Љ do të paguhen në të gjitha ekspoziturat e BANKËS ,, NLB,, sh.a. Shkup në tërë teritorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Deponentët MBIEMRI i të cilëve fillon me shkronjat (sips alfabetit cirilik)М, Н, Њ, О, П dhe Р do të paguhen në të gjitha ekspoziturat e ,, STOPANSKA,, BANKËS sh.a. Shkup në tërë teritorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Deponentët MBIEMRI i të cilëve fillon me shkronjat ( sipas alfabetit cirilik) С, Т, Ќ, У, Ф, Х, Ц, Ч, Џ dhe Ш  do të paguhen në të gjitha ekspoziturat e HALK BANKËS sh.a. Shkup në tërë teritorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Deponentët – Ushtrues të pavarur të profesioneve me punë personale të cilët në ,,Eurostandard bankë ,, SHA Shkup në procesin e falimentimit janë regjistruar si PV (Pronar i vetëm) ose avokat, Emër mbiemër ose Përmbarues ose me emrin e veprimtarisë, psh. Mishtore, kompenzimin e vet do të mund ta marrin sipas shkronjës së parë të emrit të veprimtarisë së regjistruar. Të njejtit përveç dokumentit për identifikim(letërnjoftim ose pasaportë) në bankë do të duhet të paraqesin edhe dëshmi për veprimtari ekonomike të regjistruar ( gjendjen aktuale).

Shembull: Advokat Petar Petrovski llogaritet si deponent emri i të cilit fillon me shkronjën A. 

Shembull: PV(pronar i vetëm) Petar Petrov llogaritet  si deponent emri i të cilit fillon me shkronjën P

Vërtetimet për pronësi të depozitit do të jepen drejtpërdrejtë në bankat- paguese, kur të paraqitet deponenti në bankë për të realizuar të drejtën e kompenzimit. Për të realizuar të drejtën e pagesës së kompenzimit, deponenti patjetër duhet ta nënshruaj dhe marr Vërtetimin në  sportelin e bankës - paguese ku është i caktuar për ti marr parat(mjetet materiale).

Bankat – paguese do ta kryen pagesën e mjeteve vetëm pronarëve  ligjor/të llogarive, përfaqësuesëve/kujdestar të evidentuar në Vërtetim, duke paraqitur dokumentin e identifikimit.

Prokurat/ autorizimet të cilat tani më deponentët i kanë dhënë për dispozicionin e mjeteve materiale personave të autorizuar për depozitat në ,,Eurostandard bankë,, SHA Shkup do të vlejn edhe për pagesën e kompenzimit  në bankat - paguese  dhe nuk ka nevojë që të nxjerrin Prokura/autorizime të reja  për kët qëllim.

Në rast se mos pasjes mundësi deponenti personalisht ta realizoj të drejtën e vëtë për kompenzim, Bankat- paguese  do të kryejn pagesë të mjeteve materiale personave të autorizuar në bazë të Autorizimit të dhenë nga deponenti i cili duhet të jetë i të vërtetuar në notar.

Në ratet kur pronari i depozitës është person i vdekur, trashigimtarët e të njejtit duhet të drejtohen në Fondin për Sigurimin e Depozitave duke paraqitur dokumente identifikimi dhe  Vendimin per trashigimi me qëllim që të realizohet pagesa. 

Lëndë(subjekt) kompenzimi janë depozitat dhe  kamata e akumuluar dhe e përllogaritur dhe ajo e paarritura deri në 12 gusht 2020, për të cilën janë marr vesht. Në rastet kur deponenti ka detyrime ndaj bankës, vlera e përgjithshme e deponentit e cila është lëndë kompenzimi do të zvogëlohet për aq sa klienti i detyrohet bankës. 

Në rast se deponenti ka bllokime aktive të evidentuara në Regjistrin e vetëm të llogarive transakcionale, banka- paguese pa marr parasysh vlerën e kompenzimit, nuk do të kryej pagesë të gatshme të mjeteve por do të hap llogari bankare në emër të deponentit në të cilën do ti transferoj parat.

Çdo deponent do të ketë në dispozicion 36 muaj , gjegjësisht 3 vite nga dita e fillimit të pagesave, për të cilin do të ketë mundësi të realizoj të drejtën e vetë për kompenzim ( të marrjes së parave) në bankat – paguese. 

Pas mbarimit të këti afati kohor (3vjet), deponentët gjegjesisht trashigimtarët e tyre të cilët për arsye të ndryshme nuk kanë mundur ta realizojn të drejtën e tyre të kompenzimit në bangat- paguese, pagesën e të njejtave do të munden ta realizoj nëpërmjet Fondit për Sigurimin e Depozitave i cili do të siguroj kompenzimin pa marr parasysh faktin se kur do të dorëzoj deponenti kërkesë për realizimin e e të drejtës së kompenzimit.

Informacione për opinjonin(publikun) në : info@fodsk.org.mk ose në numrin e  telefonit

-      info@fodsk.org.mk ose në numrin e  telefonit 02/ 3235-730 çdo ditë pune nga ora 8:00 deri 16:00

 

Фонд за осигурување на депозити

PËRMBAJTJE TË NGJASHME

  • Силк Роуд Банка АД Скопје
  • Комерцијална банка АД Скопје
  • НЛБ банка АД Скопје
  • ПроКредит банка АД Скопје
  • Стопанска банка АД Битола
  • Стопанска банка АД Скопје
  • Универзална Инвестициона банка АД Скопје
  • Халк Банка АД Скопје
  • Централна Кооперативна банка АД Скопје
  • Шпаркасе Банка Македонија АД Скопје
  • ТТК банка АД Скопје
  • Штедилница Можности ДОО Скопје
  • Штедилница ФУЛМ ДОО Скопје