Dita Botërore e Kursimeve, 31 Tetor 2022

31.10.2022

Shoqata Bankare e Maqedonisë dhe Fondi për Sigurimin e Depozitave e shënojnë Ditën Botërore të kursimit, me 31 tetor. Kjo ditë shënohet në të gjithë botën për të promovuar kursimet personale në banka dhe në kursimore, për të na kujtuar rëndësinë e kursimeve të rregullta, krijimi i një rrjeti të mbrojtjes së depozitave dhe të përkujtojmë se kursimet i ndihmojnë dhe i i mundësojnë individit të arrijë qëllimet dhe idetë e tij.

Festimi i Ditës së kursimeve fokusohet në rolin e stabilizuesve në shoqëri që kanë kursimet dhe bankat në sistemin financiar në përgjithësi. Stabiliteti rrjedh nga besimi në bankat që janë partnerë të përgjegjshëm në shoqëri, të afërt me klientët, të shërbejnë familjet dhe të ndihmojnë bizneset e vogla dhe të mesme.

Edukimi dhe përkujtimi i kulturës së kursimit është i domosdoshëm sidomos në kushtet e krizës globale ekonomike, e cila për fat të keq e rrit papunësinë dhe varfërinë në mbarë botën.

Sot, pavarësisht ndikimit të fortë të jashtëm negativ në ekonominë e Maqedonisë, Sektori bankar në Republikën e Maqedonisë së Veriut mund të vlerësohet si i qëndrueshëm, i fortë dhe rezistent ndaj krizës globale të shkaktuar nga konflikti ushtarak që është në vazhdimësi dhe në përshkallëzim në Ukrainë, i cili u parapri nga një luftë e gjatë dhe e ashpër kundër pandemisë së shkaktuar nga sëmundja infektive COVID-19.

Dëshmi e forcës së sektorit bankar është shuma e përgjithshme e depozitave të popullsisë, e cila në gusht të vitit 2022 arriti në 325 miliardë denarë ose 5.27 miliardë euro ose e shprehur në përqindje, kjo përfaqëson një rritje prej 5.41% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Stabiliteti i sektorit bankar është rezultat i sigurimit të depozitave të popullsisë që kryhet përmes Fondit të Sigurimit të Depozitave, gjithmonë i gatshëm për kompenzim të deponentëve, i shpejtë dhe në kohë në rast të një ngjarjeje të rrezikshme.

Stabiliteti financiar është i rëndësishëm për shkak të mbështetjes së kredive për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, e cila kontribuon në forcimin e ekonomisë në përgjithësi.

Depozita më të mëdha do të thotë investime më të mëdha në ekonomi.

Çdo qindarkë e kursyer është një qindarkë e investuar në të ardhmen.

Слика
Raguza 1
Слика
Raguza 2
Слика
Raguza 5
Слика
Raguza 4
  • Силк Роуд Банка АД Скопје
  • Комерцијална банка АД Скопје
  • НЛБ банка АД Скопје
  • ПроКредит банка АД Скопје
  • Стопанска банка АД Битола
  • Стопанска банка АД Скопје
  • Универзална Инвестициона банка АД Скопје
  • Халк Банка АД Скопје
  • Централна Кооперативна банка АД Скопје
  • Шпаркасе Банка Македонија АД Скопје
  • ТТК банка АД Скопје
  • Штедилница Можности ДОО Скопје
  • Штедилница ФУЛМ ДОО Скопје