Për Fondin
Fondi për Sigurimin e Depozitave paraqet institucion shtetror të specializuar financiar të formuar me qëllim të sigurimit të depozitave të qytetarëve nëpër banka dhe shtëpitë e kursimeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kompenzimin e depozitave të siuguruara në banka dhe shtëpi të kursimeve, në të cilën ka ndodhë rast rreziku.
Për depozita, në pajtim me ligjin e Fondit, nënkuptojm depozitat në denar dhe devizë, çertifikatat për depozita, llogaritë e transakcioneve, depozitat në lidhje me kartelat e parave të gatëshme dhe të hyrat devizore (të valutave të huaja) të personave fizik.
Në rast kompenzimi nga ana e Fondit, depozitat e individuale të një personi në një bankë, filijalë të bankës së huaj ose shtëpinë e kursimit llogaritet si depozit i vetëm (nëse i njejti posedon më tepër se një llogari bankare në të njejtën bankë).
ISO 9001:2015
Fondi për Sigurimin e Depozitave zbaton politikë për kualitet e cila është e bazuar në vënien dhe mbajtjen e mekanizmave për përmirësim dhe kontrollë të shërbimeve dhe proceseve në vazhdimësi.Detyrë kryesore
Bankat, filijalet e bankave të huja dhe shtëpitë e kursimit të themeluara në Republikën e Maqedonisë së Veriut, janë anëtare të Fondit. Anëtarsimi në Fond është i detyrueshëm.
Me sigurimin e depozitave në banka, filijale të bankave të huja dhe shtëpitë të kursimit Fondi kontribuon në mbajtjen e stabilitetit dhe besimit në publik sa i takon sistemit bankar dhe financiar në vend. Në ditën e hyerjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Unionin Evropian do të sigurohen edhe depozitat e personave juridik- tregëtar të vegjël.
Mjetet e Fondit formohen nga investimi themelor, pagesa e premive nga anëtaret e Fondit dhe të hyra nga plasmanet.
Fondi paguan premi nga anëtaret e Fondit në shkallë prej 0,25% në vit nga depozitat e përgjithshme të personave fizik në secilën bankë, filijale të bankës së huaj dhe shtëpi të kursimeve. Mjetet e paguara në Fond nga ana e bankave , filijale të bankave të huaja dhe shtëpitë e kursimit në bazë të premive janë të pakëthyeshme.
Instrumentet në të cilat mund të investoj Fondi janë:
- Letra me vlerë të lëshuara nga ana e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut me KOHË TË arritjes prej dymbëdhjetë mujash nga momenti i blerjes prej anës së Fondit ( në tekstin në vijim: letra me vlerë) dhe
- Letra me vlerë borxh të lëshuara nga shtete të huaja, banka qëndrore ose institucione financiare ndërkombetare, të ranguara më së paku nga dy agjensi të pranuara ndërkombëtare për vlerësim të rezikut kreditor në njërën nga dy kategoritë më të larta, në shumën e depozitave të siguruara nëvalutë të huaj.
Fondi fillon me komenzimin e depozitave të siguruara në afat prej 20 ditësh nga dita e vendimit përfundimtar të sjell nga ana e guvernatorit të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut për ndërprerje të lejes për themelim dhe funksionim të bankës, filijales së bankës së huaj ose shtëpisë së kursimit.
Mardhënie ndërkombëtare
Fondi është anëtar i Forumit Evropian të Sigurimit të Depozitave (European Forum of Deposit Insurers - EFDI). EFDI është asociacion i fondeve Evropiane për Sigurimin e Depozitave, dhe qëllimi i tij është të kontribuoj në stabilitetin e sisitemit financiar nëpërmjet promovimit të bashkëpunimit Evropian në fushën e sigurimit të depozitave.
Fondi bashkëpunon me Asociacionin Ndërkombëtar të Sigurimit të Depozitave (IADI - International Association of Deposit Insurers).