Njoftim deri tek depozitorët e Eurostandard Bankë SHA Shkup në falimentim

04.09.2020

NJOFTIM

Deri tek personat fizik- depozitor në ,,Eurostandard bankë,, SHA Shkup në falimentim

 

 I informojm personat fizik- depozitor në ,,Eurostandard bankë,, SHA Shkup në falimentim se kompenzimi i vlerës së siguruar të depozitit të tyre sipas maksimumit të përcaktuar me ligj në vlerë deri më 30.000 euro do të paguhet përnjëherë dhe në tërsi dhe do të jetë në dispozicion për pagesë nga dita e fillimit të kompenzimit.

Më konkretisht, në lidhje me njoftimin e djeshëm të Fondit për Sigurimin e Depozitave, sqarojmë se çdo depozitor do të ketë në dispozicion 36 muaj, gjegjësisht 3 vjet nga dita e fillimit të pagesës dhe në atë periudhë depozitori do të ketë mundësi ta ralizoj të drejtën e vetë të kompenzimit nëpërmjet bankave-paguese.

Gjithashtu ju informojm se, e drejta e pagesës së kompenzimit nuk vjetrohet. Pas skadimit të kësaj periudhe kohore (3vjet), depozitorët gjegjësisht trashëguesit e tyre të cilët për arsye të ndryshme nuk kanë mundur ta realizojn të drejtën e vetë për kompenzim në bankat-paguese, pagesën e kompenzimit do të mund ta realizojn nëpërmjet Fondit për Sigurimin e Depozitave i cili do të siguroj kompenzim pa marr parasysh se kur depozitori do të lëshoj kërkesë për realizimin e të drejtës së vetë për kompenzim. 

Tani më janë  duke u përgatitur Vërtetimet për depozita në pronësi dhe shpërndarja e depozitorëve nëpër bankat-paguese, me qëllim që procesi i pagesës së kompenzimeve të zhvillohet  në mënyrë maksimalisht efikase dhe të thjeshtë. Gjatë ditëve në vijim do të kumtohet data e fillimit të pagesës. 

Fondi për Sigurimin e Depozitave

  • Силк Роуд Банка АД Скопје
  • Комерцијална банка АД Скопје
  • НЛБ банка АД Скопје
  • ПроКредит банка АД Скопје
  • Стопанска банка АД Битола
  • Стопанска банка АД Скопје
  • Универзална Инвестициона банка АД Скопје
  • Халк Банка АД Скопје
  • Централна Кооперативна банка АД Скопје
  • Шпаркасе Банка Македонија АД Скопје
  • ТТК банка АД Скопје
  • Штедилница Можности ДОО Скопје
  • Штедилница ФУЛМ ДОО Скопје