Fondi për Sigurimin e Depozitave dhe Asociacioni Bankar i Maqedonisë shënuan Ditën Botërore të Kursimit, 31 Tetor

01.11.2024

Dita Botërore e Kursimit festohet më 31 Tetor dhe u themelua në Kongresin e parë Ndërkombëtar të Bankave të Kursimeve të mbajtur në vitin 1924 në Milano të Italisë.

Kjo ditë i kushtohet forcimit dhe përhapjes së ndërgjegjësimit publik për rëndësinë e kursimit për ekonominë dhe për nevojat personale të çdo individi.

Fondi i Sigurimit të Depozitave është një pjesë e rëndësishme e sistemit financiar dhe ka për detyrë sigurimin e depozitave të qytetarëve dhe garantimin e pagesës së dëmshpërblimit në rast të një ngjarjeje të rrezikshme. Në këtë mënyrë kontribuon në ruajtjen dhe forcimin e besimit që qytetarët kanë në sistemin bankar.

Depozitat e popullsisë në sektorin bankar në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë në rritje të vazhdueshme nga viti në vit. Gjendja e depozitave të popullatës në vitin 2024, me 30.09.2024, arriti në 382 miliardë denarë ose 6,2 miliardë euro, ose një rritje prej 10% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ose nëse shikojmë 10 vjet pas, nga shtatori. Nga viti 2014 e deri më sot rritja e depozitave të popullsisë arrin 86%.

Pasuria e përgjithshme e FSD deri në shtator 2024 arrin në 21 miliardë denarë ose 337 milionë euro.

Shkalla e mbulimit (raporti i synuar) në gusht 2024 është 5.44%.

Suksesin e aktivitetit afarist të Fondit e vërteton edhe fitimi neto i realizuar nga investimi në letra me vlerë të qeverisë, i cili deri në qershor 2024 arrin në 349 milionë denarë ose 5,7 milionë euro. Fitimi vjetor neto për vitin 2023 ishte 492 milionë denarë ose 8 milionë euro.

Zbatimi i aktivitetit bazë afarist i Fondit, që është pagesa e dëmshpërblimit për depozituesit e bankave apo bankave të kursimit ku ka ndodhur  ngjarje e rrezikshme, është kryer me sukses që nga viti 1997 dhe deri më tani 91% e kompensimit të llogaritur ka qenë me pagesë, gjithsesi paraqet  sukses të madh jo vetëm këtu, por edhe brenda Sistemeve Evropiane të Sigurimit të Depozitave.

 Kujtojmë  se me disiplinën e shpenzimeve, vendimet e mençura dhe kontrollin e financave tona mund të krijojmë stabilitet dhe mirëqenie për veten dhe familjet tona.

Dita Botërore e Kursimeve nuk është vetëm një kujtesë e përgjegjësisë individuale, por edhe e rëndësisë së edukimit financiar.

Të dish  të menaxhosh siç duhet paratë është çelësi për një të ardhme më të mirë.

  • Силк Роуд Банка АД Скопје
  • Комерцијална банка АД Скопје
  • НЛБ банка АД Скопје
  • ПроКредит банка АД Скопје
  • Стопанска банка АД Битола
  • Стопанска банка АД Скопје
  • Универзална Инвестициона банка АД Скопје
  • Халк Банка АД Скопје
  • Централна Кооперативна банка АД Скопје
  • Шпаркасе Банка Македонија АД Скопје
  • ТТК банка АД Скопје
  • Штедилница Можности ДОО Скопје
  • Штедилница ФУЛМ ДОО Скопје