15.04.2025
Në kohë të pasigurisë ekonomike dhe shqetësimin e qytetarëve ndaj sigurisë së kursimeve të tyre, roli i Fondit të Sigurimit të Depozitave po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm. Fondi përfaqëson një element kyç në arkitekturën e stabilitetit financiar të vendit, duke ofruar siguri për depozituesit dhe besim në sistemin bankar.