15.03.2023
Më datë 14.03.2023, në hapsirat e Fondit të Sigurimit të Depozitave, me iniciativë të drejtorit të Fondit, Z. Amir Shabani, për herë të parë pas 23 vitesh ekzistencë të Fondit, u zhvillua takim i përbashkët me përfaqësues të lartë të të gjithë anëtarëve të Fondit dhe Shoqatës së Bankave të Maqedonisë, bankave dhe kursimoreve, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve.